MPB: Klara u largua nga shtëpia pas një zënke

Maqedonia

MPB: Klara u largua nga shtëpia pas një zënke

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Pas një apeli për gjetjen e Klarës në rrjetet sociale, edhe Ministria e Punëve të Brendshme doli me njoftim.

Më datë 02.08.2024 rreth orës 23.45 I.T. (33) nga Ilinden, Shkup ka raportuar se më datë 02.08.2024 rreth orës 18:00, vajza e saj e mitur K.R. (14) është larguar nga shtëpia. K.R. kishte probleme shëndetësore, dhe arsyeja e largimit ishte një debat i mëparshëm mes K.R. dhe I.R.. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit, thonë nga MPB.

Sipas postimit në FB, vajza kishte veshur pantallona të zeza të shkurtra, një bluzë të zezë me mbishkrime dhe atlete të zeza dhe gri.

Gjatësia e saj është 165 cm, pesha 56 kg dhe sytë e saj janë kafe-jeshile.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat