QMK: Tri zjarre aktive, katër nën kontroll

Maqedonia

QMK: Tri zjarre aktive, katër nën kontroll

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 12:24
Ilustrim

Qendra për Menaxhim me Kriza informon se gjatë ditës së djeshme në hapësirë ​​të hapur kanë ndodhur gjithsej 38 zjarre, 3 prej të cilave janë aktive, 4 janë nën kontroll dhe 31 zjarre janë shuar.

Sipas informacioneve të QMK-së, zjarret janë aktive në Komunën e Petrovecit, afër fshatrave Gradmanci, Breznicë dhe Katllanovë, ku digjet një pyll me kërcell të ulët, në Komunën e Kërçovës, në fshatin Arangjel, ku digjet pyll i degraduar dhe në Komunën e Demir Hisarit, në fshatin Sopotnicë.

Nën kontroll janë zjarret në Komunën e Prilepit në afërsi të fshatrave Peshtani, Kokre, Kalen, Dunje, Bonçe, Lenishtë, Velovodicë, Smolani dhe Dren, si dhe në vendin e quajtur Derven. Në Komunën e Dollnenit, afër fshatit Desovë, zjarri është gjithashtu nën kontroll.

Zjarret janë shuar në komunat Çashkë, Çuçer-Sandevë, Gazi, Butel, Saraj, Shtip, Dellçevë, Krushevë, Kumanovë, Nagoriçan i Vjetër, Likovë, Vinicë, Bërvenicë, Tearcë, Gostivar, Vallandovë, Makedonski Brod, Manastir, Demir Hisar, Ohër, Strugë dhe Dibër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat