Në Strugë u mbajt aksion për dhurimin e gjakut

Maqedonia

Në Strugë u mbajt aksion për dhurimin e gjakut

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Në kuadër të një nisme humanitare, qytetarët e Strugës kontribuan në aksionin e dhurimit të gjakut, me moton “Dhuro gjak shpeto jetë”.

Ky aksion është një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar ata që kanë nevojë për transfuzion gjaku dhe për të shpëtuar jetë.

Dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë, por i jashtëzakonshëm, që mund të bëjë ndryshimin më të madh për ata që përballen me urgjenca mjekësore thonë qytetarët.

Ky askion aktualisht ndërmerret në qytetin e Strugës, por të mirseardhur janë edhe spitalet apo personat që kanë nevojë për transfuzion të gjakut edhe me gjerë.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat