Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka formuar një ekip prokurorësh që do të udhëheqë veprimet hetimore në Koçan.
Prokurorët, së bashku me shërbimet e tjera kompetente, janë në terren.
Ekipi i prokurorëve përbëhet nga prokurorë nga Shkupi, Shtipi dhe Koçani, njoftojnë nga prokuroria lidhur me tragjedinë në Koçan ku mbetën te vdekur 51 persona ndërsa mbi 100 janë lënduar.