Jep dorëheqje kryetari i komunës së Koçanit!

Maqedonia

Jep dorëheqje kryetari i komunës së Koçanit!

Më: 17 mars 2025 Në ora: 12:37
Lupço Papazov

Pas tragjedisë me zjarrin në diskotekën “Puls”, ku jetën deri tash është konfirmuar se e kanë humbur 59 persona, dorëheqje ka dhënë kryetari i komunës së Koçanit, Lupço Papazov, përcjell TV21. Kujtojmë se Papazov është kuadër i partisë në pushtet VMRO-DPMNE.

Lajmin e ka konfirmuar në rrjetet sociale vet Papazov.

“Në këto momente të vështira për vendin tonë dhe për mua personalisht, dua të njoftoj se po dorëzoj dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Komunës së Koçanit. Kjo humbje është e madhe!

Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë të gjithë”, ka shkruar mes tjerash Papazov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat