Pluhuri i Saharasë do ta godet edhe Maqedoninë

Maqedonia

Pluhuri i Saharasë do ta godet edhe Maqedoninë

Më: 25 mars 2025 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Pluhuri nga Sahara po arrin disa pjesë të Evropës. Të parat që do të goditen do të jenë vendet afër Detit Mesdhe, ndërsa raste do të ketë edhe në Maqedoni.

Rëra e Saharasë do të mbërrijë në vend nesër pasdite, veçanërisht në zonat perëndimore të vendit, ndërsa sasi të konsiderueshme do të ketë edhe në atë lindore.

Nga e enjtja e tutje situata pritet të qetësohet dhe pluhuri saharanë do të qëndrojë më së shumti në territorin e Turqisë.

Pluhur të Saharasë ka pasur ehe vitet e fundit në Maqedoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat