Takohen Ahmeti dhe Begaj

Maqedonia

Takohen Ahmeti dhe Begaj

Më: 5 prill 2025 Në ora: 22:53
Bajram Begaj, Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se sot është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të ai tha se kanë biseduar për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe më gjerë.

Ahmeti në Facebook ka shkruar se ndajnë shqetësimin e përbashkët se zhvillimet aktuale, si në vend ashtu edhe në rajon.

“Megjithatë, besoj dhe konfirmova bashkë me Presidentin Begaj se Republika e Maqedonisë së Veriut ka kapacitetet e nevojshme për të tejkaluar sfidat me të cilat përballet. Ajo që mungon nuk është aftësia, por vullneti – vullnet që duhet të jetë i ndërsjellë”.

“Në radhë të parë, duhet të përmirësohen marrëdhëniet ndëretnike dhe të mbrohen arritjet e frymës së Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. Po ashtu, duhet të respektohen edhe marrëveshjet e tjera të rëndësishme si ajo e Prespës dhe marrëveshjet për fqinjësi të mirë, që hapin rrugën për një të ardhme të përbashkët evropiane”, ka shkruar Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat