Në Koçan sot sërish protestohet për tragjedinë në diskotekën “Pulse”

Maqedonia

Në Koçan sot sërish protestohet për tragjedinë në diskotekën “Pulse”

Më: 19 prill 2025 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Për sot në ora 12:05 në Koçan është paralajmëruar marshim i ri protestues nga familjarët e të vrarëve nga zjarri në diskotekën “Pulse”.

Ky është marshimi i tretë protestues i familjeve të viktimave pas marshit të fundit të mbajtur më 12 prill.

Marshi protestues do të nisë nga parku i qytetit në Koçan dhe do të vazhdojë drejt Komunës dhe Ministrisë së Brendshme.

Nga zjarri në diskotekën Pulse më 16 mars humbën jetën 62 persona, tre prej të cilëve po mjekoheshin jashtë vendit dhe 193 të plagosur.

Disa nga të vdekurit dhe të plagosurit ishin anëtarë të grupit “DNA” që po performonin atë mbrëmje.

Hetimi mbulon mbi 60 persona fizikë dhe tre persona juridikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat