Aksident në Çair, ndërron jetë një 75-vjeçar

Maqedonia

Aksident në Çair, ndërron jetë një 75-vjeçar

Më: 28 prill 2025 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Paraditen e sotme është regjistruar një aksident tjetër në bulevardin “Cvetan Dimov” në Çair, te rruga e njohur si rruga “Jaja Pasha”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një 75-vjeçar ka ndërruar jetë.

Ndërkaq shtojnë se autoritetet po kryejnë kontrollet e nevojshme për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

“Sot (28.04.2025) në ora 10:15 në SPB-Shkup është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në Buevardin “Cvetan Dimov” në Shkup, në të cilin u përfshinë automjeti “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.D.(75), një furgon “Fiat” i parkuar me targa të Kumanovës, i drejtuar më parë nga H.I., që nga forca e goditjes ka lëvizur dhe ka goditur kamionin e parkuar “MAN”, me targa të Shkupit, që më parë po drejtohej nga L.S.. Mjeku i urgjencës ka konstatuar vdekjen e M.D. Në vendin e ngjarjes është duke u bërë kontroll nën udhëheqjen e prokurorit publik nga PTHP Shkup”, thonë nga MPB për TV21.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat