Ibrahimi-Taravarit: Ka përfunduar politika e dy karrigeve

Maqedonia

Ibrahimi-Taravarit: Ka përfunduar politika e dy karrigeve

Më: 6 maj 2025 Në ora: 23:27
Zekirija Ibrahimi

Para pak minutash ka përfunduar takimi mes liderëve të VLEN dhe kryeministrit Mickoski.

Zekirija Ibrahimi në një postim në Facebook ka shkruar se politika joparimore e dy karrigeve ka përfunduar dhe nuk mund të jesh edhe BDI, edhe në Qeveri, duke iu referuar Taravarit. 

Postimi:

Megjithatë, ia VLEN!

Politika joparimore e dy karrigeve dhe e qëndrimeve ku nuk merret vesh kush është partneri, kush është aleati e kush është oponenti, tashmë ka perënduar. Të gjithë që mendojnë se mund të luajnë ndryshe nuk mund të jenë partnerë tanë dhe të kësaj qeverie.

VLEN-i nuk mund të lejojë që në qeveri ta ketë partner edhe BDI-në përmes vegëzave ose veglave që janë kapur keq në rrjetin e Oligarkisë së Krimit e Korrupsionit.

Secili që dëshiron ta shpëtojë politikën e Soravisë, edhe nëse këtë e bën me sllogane patriotike dhe viktimizim "engjëllor", duke e fshehur kështu kapjen në korrupsion, më parë mund të digjet e të përmbytet sesa ta realizojë operacionin e shpëtimit të atyre që tashmë janë bërë personazhe të listës së zezë amerikane.

Ne jemi përcaktuar për politikë parimore që e lufton krimin e korrupsionin, që i bën reformat në drejtësi dhe që u ofron jetë dinjitoze qytetarëve.

Edhe BDI, edhe Qeveri, ollmaz Doktor!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat