DPHM: Pasdite priten reshje të rrëmbyeshëm të shiut në Maqedoni

Maqedonia

DPHM: Pasdite priten reshje të rrëmbyeshëm të shiut në Maqedoni

Më: 7 maj 2025 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Moti në Maqedoninë e Veriut sot pasdite do të jetë i paqëndrueshëm, ku do të ketë reshje të shiut, procese më intensive në formën e stuhive dhe breshër, njoftojnë nga DPHM.

Në vend pritet të fryjë një erë e fortë e cila do të arrijë mbi 60 km/h.

Sinoptikanët parashikojnë që në pjesët lindore të vendit, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe breshër të izoluar.

Në Shkup pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabilitet me shira dhe bubullima të kohëpaskohshme.

Nesër moti do të jetë me vranësira dhe periudha diellore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat