MPB: Raportimi për bombë në “Jane Sandanski” ishte i rrejshëm

Maqedonia

MPB: Raportimi për bombë në “Jane Sandanski” ishte i rrejshëm

Më: 15 maj 2025 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Koncerti i cili u ndërpre sonte për shkak të një kërcënimi me bombë, do të vazhdojë.

Pasi u raportua një kërcënim për bombë në sallën e sporteve Jane Sandanski, policia kontrolloi sallën dhe përcaktoi se raporti ishte i rremë.

“Në orën 21:18, kontrollet antiterroriste përfunduan dhe u përcaktua se ky ishte një raport i rremë dhe koncerti do të vazhdojë”, thonë nga Ministria e Brendshme.

Para orës 19:00 sot në SPB Shkup u raportua se në sallën “Jane Sandanski” në Shkup është vendosur bombë, me çka salla është boshatisur menjëherë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat