MPB: Të shtëna në Matkë të Sarajit, është plagosur një person

Maqedonia

MPB: Të shtëna në Matkë të Sarajit, është plagosur një person

Më: 30 maj 2025 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje ka pasur të shtëna në fshatin Matkë e Epërme, komuna Saraj, ku një person ka mbetur i plagosur.

“Sipas denoncimit të bërë më 29.05.2025, në ora 12:53 në SPB Shkup, në fshatin Matkë e Epërme, komuna Saraj, Sh.I. (36) nga fshati Gërçec, rajoni i Shkupit, është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit”.

“Sipas raportit, derisa ai po ecte në këmbë, dy persona të panjohur kanë shtënë ndaj tij dhe më pas janë arratisur.

Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat