Adnan Azizi: Ne jemi gati!

Maqedonia

Adnan Azizi: Ne jemi gati!

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 18:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pasditen e sotme, koalicioni VLEN ka promovuar zyrtarisht shtabin qendror zgjedhor në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme.

Ky hap shënon një moment të rëndësishëm në fillimin e fushatës së tyre politike, ku strukturat organizative janë tashmë në funksion të plotë.

Adnan Azizi, i cili do të jetë bartës i fushatës për këto zgjedhje, ka ndarë një fotografi bashkë me krerët e tjerë të koalicionit.

Në mbishkrimin e fotografisë, Azizi ka shkruar një mesazh të qartë dhe motivues: “Ne jemi gati!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat