Bastisje në Gjevgjeli, kapen lëndë narkotike

Maqedonia

Bastisje në Gjevgjeli, kapen lëndë narkotike

Më: 5 qershor 2025 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Me datë 04.06.2025 në ora 13.50 në Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga SPB Gjevgjeli kanë ndaluar B.M. (46) nga Gjevgjelia.

Gjatë një kontrolli në shtëpinë dhe lokalet e tij ndihmëse, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe sekuestruan marihuanë, një mulli me mbetje marihuane.

Poashtu edhe një telefon celular, një thikë dhe sende të tjera të dyshuara se janë nga një krim.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet akuza përkatëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat