Mot i ligë në Strumicë dëmton sipërfaqet bujqësore

Maqedonia

Mot i ligë në Strumicë dëmton sipërfaqet bujqësore

Më: 6 qershor 2025 Në ora: 20:00
Strumicë

Mot i ligë në Strumicë dëmton sipërfaqet bujqësore

Moti i ligë me shi të rrëmbyeshëm, erë të fortë dhe breshër, dje shkaktoi dëme të mëdha në sipërfaqet bujqësore dhe serrat në fshatrat Murtinë, Ednokuçevë dhe Bosillovë.

Banorët thonë se dëmet më të mëdha janë në serra, të cilat nga era e fuqishme janë rrënuar, ndërsa një sipërfaqe më e madhe është përmbytur.

Kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, përmes profilit të tij në Facebook informoi se menjëherë është formuar Komision për vlerësimin e dëmeve në fshatin Murtinë dhe u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë pësuar dëme, nga e hëna t’i paraqesin ato në Komunë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat