Spërkatje ajrore kundër mushkonjave nesër në mëngjes në Shkup

Maqedonia

Spërkatje ajrore kundër mushkonjave nesër në mëngjes në Shkup

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 20:48
Ilustrim

Nesër, në orët e hershme të mëngjesit, në zonën e qytetit të Shkupit do të realizohet një aksion për dezinfektim ajror kundër larvave të mushkonjave. Ky aktivitet është pjesë e masave të rregullta për mbrojtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e përhapjes së mushkonjave, të cilat mund të jenë bartëse të sëmundjeve të ndryshme.

Sektori për punë komunale i Qytetit të Shkupit u bën thirrje të gjithë bletarëve që të ndërmarrin menjëherë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve të tyre, pasi substancat që do të përdoren gjatë dezinfektimit mund të kenë ndikim negativ mbi to.

Qyteti i Shkupit gjithashtu njofton se, nëse kushtet atmosferike nuk do të jenë të përshtatshme për kryerjen e dezinfektimit, ky aksion do të shtyhet për ditën pasuese, në të njëjtën kohë, kur moti do të jetë më i favorshëm.

Qytetarët luten për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kohës së zhvillimit të këtij aktiviteti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat