Mucunski-Meidani: Të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona

Maqedonia

Mucunski-Meidani: Të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 13:36
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani.

Gjatë takimit, të dy zyrtarët diskutuan për rëndësinë e procesit të integrimit evropian të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se përmbyllja me sukses e kësaj perspektive do të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e zhvillimit rajonal, stabilitetit dhe sigurisë.

Ministri Mucunski, theksoi se bashkë me ambasadorin Meidani riafirmuan përkushtimin e përbashkët për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve, si shtete fqinje dhe aleate në kuadër të NATO-s. Në fokus të bisedës ishin edhe mundësitë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, me theks të veçantë në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe zhvillimin e projekteve infrastrukturore që lidhin dy popujt.

Palët shkëmbyen gjithashtu mendime për zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat