Sot sërish marshohet në Koçan për viktimat nga zjarri në diskotekën “Pulse”

Maqedonia

Sot sërish marshohet në Koçan për viktimat nga zjarri në diskotekën “Pulse”

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 13:33
Koçan

Sot në Koçan do të mbahet përsëri “Marshimi për Engjëjt”, me ndryshimin se ndryshe nga të mëparshmet, kjo protestë do të fillojë në orën 18:05 si simbol i reagimit të vonuar të institucioneve.

Itinerari i protestës mbetet i njëjtë.

Fillon nga Parku i Revolucionit, përmes QTQ-së, përpara komunës, përmes stacionit të policisë deri në ndërtesën e Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore Publike – Koçan.

“Ju informojmë se “Marshimi për Engjëjt” është organizuar vetëm nga familjet e të ndjerëve dhe të lënduarve në zjarrin në Koçan dhe u kërkojmë të gjithë qytetarëve ta respektojnë këtë dhe të mos bashkohen nëse nuk e pranojnë dhe mbështesin plotësisht marshimin dhe zbatimin e tij”, thuhet në njoftimin me shkrim të dërguar mediave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat