Banka Popullore (BP) është institucion me kredibilitet dhe shtyllë e stabilitetit makroekonomik dhe financiar në vend, u theksua gjatë takimit të punës mes guvernatorit Trajko Sllaveski me drejtorin e Bankës Botërore në vend, Masimilijano Paoluçi.
Siç njoftojnë nga BP-ja, të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm mes dy institucioneve dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e partneritetit, veçanërisht në kontekstin e reformave strukturore, digjitalizimit dhe përmirësimit të gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë së ekonomisë.
Guvernatori Sllaveski theksoi se Banka Popullore edhe në të ardhme do të jetë e hapur për bashkëpunim në fushën e aistencës teknike dhe analizës, veçanërisht përmes projekteve që do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të kapacitetit institucional, si dhe në mbështetjen e politikave për përfshirje financiare dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Drejtoi Paoluçi theksoi se Banka Botërore është e vetëdijshme për rolin e rëndësishëm në Bankën Popullore për ruajtjen e stabilitetit dhe besimit në ekonomi, dhe shprehu gatishmëri për mbështetje të mëtejshme të proceseve të rëndësishme për përparimin ekonomik të vendit.