Aksident trafiku në Dibër, lëndohet një i mitur

Maqedonia

Aksident trafiku në Dibër, lëndohet një i mitur

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Më 16.06.2025 rreth orës 18:20, në Stacionin Policor të Dibrës është raportuar se në rrugën “Moisi Golemi” në Dibër, ka ndodhur një aksident trafiku.

Aksidenti ka ndodhur midis një automjeti “Audi” me targa të Dibrës, të drejtuar nga U.C. (53) nga Dibra, dhe një skuteri elektrik, të drejtuar nga një i mitur nga Dibra.

Në aksident, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special “Shën Erzamo” në Ohër.

Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga një ekip inspektimi nga DPB e Dibrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat