Rritet sërish çmimi i naftës në Maqedoni

Maqedonia

Rritet sërish çmimi i naftës në Maqedoni

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,57 % në raport me vendimin e datës 19.06.2025.

Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) rritet për 2,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98, të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga data 21.06.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS 95 – 76.00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS 98 – 78.00 (denarë/litër)

EURODIESEL BS (D-E V) – 72.00 (denarë/litër)

Vaj për ngrohje – Ekstra i lehtë 1 (EL-1) – 70.00 (denarë/litër)

Vaj për karburant M-1 NS – 40.928 (denarë/kilogram)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat