LSDM miratoi emrat e 19 kandidatëve për kryetarë komunash

Maqedonia

LSDM miratoi emrat e 19 kandidatëve për kryetarë komunash

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 12:23
Venko Filipçe

Këshilli ekzekutiv i LSDM-së dha miratimin për 19 kandidatë për kryetar komunash në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Siç informoi kryetari i partisë Venko Filipçe, për komunën Qendër kandidat është kryetari aktual Goran Gerasimovski, për Aerodrom dr. Aleksandar Trajanovski, për komunën Gjorçe Petrov Kostadin Acevski – kryetari i OK të LSDM-së, për Kriva Pallankën kryetari aktual Sashko Mitovski.

Janë konstatuar edhe kandidatët për Çuçer Sandevë, Berovë, Llozovë, Çeshinovë Obleshevë, Bogdanci, Dojran, Mogillë, Negotinë, Krushevë,…

Kandidatët janë zgjedhur në bazë të parimeve, me një konsensus të gjerë në organizatat komunale, njerëzit kanë besueshmërinë dhe legjitimitetin për të kërkuar besim, disa për herë të parë, disa përsëri”, tha Filipçe.

Ai paralajmëroi se javët në vazhdim do të publikojnë emrat e kandidatëve për komunat tjera.

Ka komuna, siç tha ai, ku diskutohet mbështetja e kandidatëve të tjerë përveç atyre nga LSDM-ja.

Për kandidatët e shpallur nga Filipçe, pëlqim duhet të japë edhe Këshilli qendror i partisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat