DMSH: Pilotët e pensionuar angazhohen sërish për shuarjen e zjarreve

Maqedonia

DMSH: Pilotët e pensionuar angazhohen sërish për shuarjen e zjarreve

Më: 2 korrik 2025 Në ora: 10:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Stojançe Angelov, ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), dje nënshkroi marrëveshje për angazhimin e dy pilotëve në pension për avionë zjarrfikës “Air tractor”, Stojee Arsovski dhe Vasko Mihalçev.

Me këtë, avionët DMSH-së do të jenë funksionalë për veprime zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve të rrezikshme në ajër të hapur në Maqedoninë e Veriut.

Përndryshe, pritet që avioni i dytë i DMSH-së të kthehet nga shërbimi i rregullt nga Austria në një kohë të shkurtër.

Detaje tjera nuk u dhanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat