VLEN shpalli disa nga emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave

Maqedonia

VLEN shpalli disa nga emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave

Më: 1 gusht 2025 Në ora: 20:04
Azir Aliu

Azir Aliu nga koalicioni VLEN ka bërë të ditur listat e kandidatëve për kryetar të komunave.

Aliu njoftoi se kryesia ka vendosur për emrat dhe lista e plotë e kandidatëve është:

Tetovë – Bilall Kasami
Çair – Izet Mexhiti
Strugë – mbështetje për kandidatin e pavarur Mendi Qyra
Kërçovë – Fatmir Limani
Dibër, Fisnik Vela
Shkup – Bashkim Bakiu
Saraj – Muhamed Elmazi
Likovë – Nexhmedin Sadiku
Haraçinë – Daut Beqiri
Zhelinë -Blerim Sejdiu
Tearcë – Daut Memishi
Bogovinë – Feti Abazi
Bërvenicë – Haqim Ramadani
Dollnen – Blerim Islami

Aliu tha në fund se ende po shqyrtohen emra që do të garojnë në komunën e Gostivarit, Vrapçishtit, Studeniçanit dhe Çashkës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat