DPHM: Më shumë shi ka rënë në Kriva Pallankë dhe Vinicë

Maqedonia

DPHM: Më shumë shi ka rënë në Kriva Pallankë dhe Vinicë

Më: 5 gusht 2025 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Më së shumti shi gjatë 24 orëve të fundit ka ra në Kriva Pallankë, 91 litra në një metër katror.

Ndërsa, më së paku në Pretor, dy litra në një metër katror.

Siç informoi DPHM, deri në ora 8 në mëngjes janë matur 68 litra në një metër katror në Vinicë, 46 në Berovë, 27 në Prilep, 16 në Tetovë, 14 në Shtip, 13 në Shkup – Petrovec, 9 në Manastir, 7 në Kumanovë dhe Krushevë, si dhe 5 litra në një metër katror në Demir Kapi.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me të reshura lokale të shiut dhe bubullima.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat