Të shtëna me armë në Tetovë, dyshohet për viktima

Maqedonia

Të shtëna me armë në Tetovë, dyshohet për viktima

Më: 10 gusht 2025 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Përleshje me armë zjarri në Tetovë, nga informatat nga tereni Alsat mëson se një person ka ndërruar jetë, ndërsa një vajzë ka mbetur e plagosur dhe është në gjendje të rëndë.

Policia ka shkuar në vend të ngjarjes për të bërë ekpsertizën.

Rrethanat dhe arsyet se pse ka ardhur deri te përleshja me armë nuk dihet akoma.

Policia në kërkim të dorasit.

Sipas informacioneve jo zyrtare, bëhet fjalë për larje hesapesh prej më përpara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat