Nga e marta deri të premten, dezinsektim tokësor kundër mushkonjave në Shkup

Maqedonia

Nga e marta deri të premten, dezinsektim tokësor kundër mushkonjave në Shkup

Më: 18 gusht 2025 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se më 19.08.2025 (e martë) do të fillojë realizimi i dezinsektimit tokësor në territorin e qytetit, kundër formave të rritura dhe larvave të mushkonjave.

Dezinsektimi tokësor kundër mushkonjave do të kryhet nga 19.08.2025 (e martë) deri më 22.08.2025 (e premte), nga ora 22:00 deri në 03:00 të mëngjesit të ditës së ardhshme.

“Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimin, ai do të realizohet në të njëjtin orar ditën e parë që kushtet do të jenë të favorshme.

Qytetarët bletarë njoftohen që të marrin masa të nevojshme për mbrojtjen e bletëve”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat