DPHM: Deri të premten mot me diell dhe i nxehtë

Maqedonia

DPHM: Deri të premten mot me diell dhe i nxehtë

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Deri të premten moti do të mbajë kryesisht me diell dhe i nxehtë me rritje graduale të temperaturave të ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor, kumtoi DPHM.

Të shtunën pasdite dhe gjatë natës së diel moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar jugperëndimore, ndërsa të dielën era do ta ndryshojë drejtimin në verior.

Pastaj vijon periudha e motit të qëndrueshëm dhe më i ngrohtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat