Pasi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha se ësht përgjuar ilagalisht nga ASK ai, gazetarët dhe bizinismenë, Bogdanka Kuzeska tha se LSDM kërkon deklasifikimin e menjëhershëm të të gjithë dokumentacionit që lidhet me akuzat për përgjime të paligjshme.
“Mickoski thotë se dyshohet se është përgjuar, ndërsa drejtori i ASK-së e mohon dhe thotë diqka tjetër, se bëhet fjalë për mbledhjen e informacioneve rreth individëve të targetuar. Kush po gënjen këtu? Nëse ASK- ja nuk e sqaron rastin, do të bëhet e qartë se kjo është një tjetër përpjekje e dështuar për manipulim nga qeveria dhe keqpërdorim parazgjedhor. Ashtu si në rastet e destabilizimit të supozuar, përpjekjes për ryshfet nga kompanitë e huaja dhe një sërë historish të tjera të sajuara që përfunduan pa asnjë provë dhe pa një zgjidhje”, tha Kuzeska.
Nga OBRM-PDUKM thanë se Mickoski, si kryetar i partisë më të madhe opozitare në atë kohë, u monitorua për pesë vite.
Partia në pushtet ka kërkuar hetim më të detajuar nga prokuroria.
LSDMLSDM është parti që në Maqedoni udhëheq pushtetin. Nga data 1 qershor 2017, së bashku me BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët, LSDM e formoi qeverinë reformuese. Partia dhe qeverisja e LSDM-së udhëhiqet nga Zoran Zaev. Më parë LSDM njihej edhe si partia që publikoi përgjimet e bëra nga pushteti i atëhershëm, që njihen si ''bombat e LSDM-së''. LSDM në grupin parlamentar ka edhe dy deputetë shqiptarë, dhe ka ndarë një resor në ministri për kuadër shqiptar. Si kurrë më parë, kjo parti fitoi një numër rekord votash në taborin e shqiptarëve.