DPHM: Deri në fundjavë do të mbajë mot kryesisht stabil

Maqedonia

DPHM: Deri në fundjavë do të mbajë mot kryesisht stabil

Më: 4 shtator 2025 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 18, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 28 deri 36 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë veriore. Temperatura minimale do të ulet deri 15, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 35 gradë.

Vijon periudha e motit kryesisht stabil. Deri të dielën do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në disa vende kohë pas kohe e përforcuar veriore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat