DPHM: Nga e enjtja pritet ndryshim i motit

Maqedonia

DPHM: Nga e enjtja pritet ndryshim i motit

Më: 22 shtator 2025 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Deri të mërkurën në vend do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.

Nga e enjtja pasdite vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme lokale të shiut, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorlogjike.

Nga skëterra në oazë, historia e çiftit që ndërtoi kampingun e ëndrrave mes Gjakovës dhe Rahovecit, duke impresionuar turistët e huaj

Sipas paralajmërimeve, të premten pritet të fryjë erë mesatare deri e përforcuar jugore, ndërsa reshjet në disa vende do të përcillen edhe me bubullima.

Temperaturat ditore do të fillojnë të bien, sidomos gjatë fundjavës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat