Banka Botërore: Maqedonia përjeton rënie dramatike të popullsisë

Maqedonia

Banka Botërore: Maqedonia përjeton rënie dramatike të popullsisë

Më: 26 shtator 2025 Në ora: 23:03
Ilustrim

Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Moldavia janë ndër vendet që përjetojnë rënien më të madhe të popullsisë në botë, sipas një raporti të ri të Bankës Botërore, njofton "H1".

Arsyeja kryesore për këtë trend është emigrimi masiv, veçanërisht nga vendet e Evropës Lindore ku hendeku i pagave me vendet e Evropës Perëndimore dhe mundësitë e hapura nga integrimi në Bashkimin Evropian inkurajojnë emigrimin e fuqisë punëtore.

Shqipëria renditet e nënta në listën e 42 vendeve dhe territoreve me rënien më të madhe të popullsisë.

Sipas Bankës Botërore, rajoni i Evropës Lindore ka qenë një nga më të prekurit nga ky trend demografik në dekadat e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat