VLEN: Thirrjet për “referendum” janë për mbijetesë politike

Maqedonia

VLEN: Thirrjet për “referendum” janë për mbijetesë politike

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 17:32

"Dëshira për pushtet nga eksponentët e BDI-së është e neveritshme dhe dëmton drejtpërdrejt përpjekjet e shqiptarëve për të rregulluar gjithçka që ata e lanë përgjysmë gjatë 20 viteve të pushtetit të tyre.

Folklorin që e kanë përdorur dhe e përdorin ende në këto zgjedhje lokale, ndërkohë që pas skenës vidhninin e blinin qendra tregtare, tashmë e ka demaskuar partneri ynë strategjik në natën e “tendave”, kur gjoja mbronin gjuhën shqipe", kështu reaguan sot nga koalicioni VLEN.

Nga VLEN e akuzojnë BDI-në për afera korruptive në gjyqësor dhe jo vetëm, teksa thirrjen e partisë opozitare që zgjedhjet lokale janë referendum, e quajnë dëshpëruese.

”Edhe thirrjet për “referendum” të treshes në agoni Taravari, Ahmeti dhe Sela janë përpjekja e fundit për mbijetesë politike. Sipas të gjitha sondazheve, këtë narrativë të rreme të kësaj të ashtuquajture “Besëlidhje”, shqiptarët e refuzojnë me forcë. Këtë e dëshmojnë rezultatet e çdo sondazhi, ku kandidatët e VLEN-it prijnê bindshëm.

Sepse shqiptarët tashmë e kanë parë këtë film për 23 vite, flasin për shqiptari, ndërsa komunat shqiptare ende luten për ujë të pijshëm dhe kanalizim”, thonë nga VLEN.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat