Në garën për Studeniçan janë kryetari aktual Azem Sadiku i pavarur, Sedat Bislimi nga VLEN dhe Ejup Abazi nga AKI.
Deri më tash janë numëruar 24 vendvotime nga gjithsej 31 për komunën e Studeniçanit.
Në garë prin Azem Sadiku me 36.91 për qind ose 2.193 vota, pason Ejup Abazi nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI me 31.08 për qind ose 1.847 vota, ndërsa i treti renditet Sedat Bisliminga VLEN me 29.67 për qind ose 1.763, raporton KosovaPress.
Për të fituar në raundin e parë kandidatët duhet të marrin më shumë se pesëdhjetë për qind të votave.
Dalja e qytetarëve për Studeniçan sipas të dhënave të orës 18:30 ishte 43.85 për qind