VLEN: Në Studeniçan e mbështesim kandidatin e pavarur Azem Sadiku

Maqedonia

VLEN: Në Studeniçan e mbështesim kandidatin e pavarur Azem Sadiku

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 17:26
Azem Sadiku

Koalicioni VLEN ka njoftuar sot se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbështesë kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku.

Siç informon, ky vendim sipas VLEN-it është marrë duke u bazuar në vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të shprehur qartë më 19 tetor.

"Qytetarët kur me NJË ZË thanë “Jo më BDI-së” në shumicën e komunave shqiptare. Bashkë me qytetarët dhe kandidatë që përfaqësojnë sinqerisht interesin publik, do ta çojmë përpara ndryshimin që filloi më 19 tetor në komunat shqiptare", thuhet në reagimin e VLEN-it.

Kujtojmë se në raundin e parë VLEN në Studeniçan garoi me Sedat Bislimin për kryetar komune dhe Xhelal Ramushin bartës liste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat