16 vjeçari nga Gostivari helmohet me alkool, përfundon në Urgjencën e spitalit

Maqedonia

16 vjeçari nga Gostivari helmohet me alkool, përfundon në Urgjencën e spitalit

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka njoftuar për një rast helmimi të një të mituri nga Gostivari, i cili si pasojë ka përfunduar në Qendrën Urgjente të Gostivarit.

Sipas nënës së tij, alkoolin 16-vjeçari e ka konsumuar në objekt hotelerik në Gostivar.

“Më datë 01.11.2025 në orën 02:45 në DPB Gostivar, nga Qendra Urgjente Gostivar është denoncuar se tek ata është sjellë një i mitur i helmuar nga konsumimi i alkoolit.

Menjëherë është vepruar sipas denoncimit dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një 16-vjeçar nga Gostivari, dhe sipas dëshmisë së nënës së tij, alkoolin e ka konsumuar në një objekt hotelierik në Gostivar.

Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, informuan nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat