Pranohen amandamentet e opozitës për buxhetin e Ndihmës së shpejtë

Maqedonia

Pranohen amandamentet e opozitës për buxhetin e Ndihmës së shpejtë

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Komisioni për Financim dhe Buxhet pasdite e ka vazhduar debatin rreh amendamentet për Propozim-buxhetin për vitin 2026. Janë pranuar disa amendamente të paraqitura nga opozita, të cilat do të sigurojnë burime financiare për ripajisjen e shërbimeve të Ndihmës së shpejtë.

Në pjesën e pasdites së debatit u diskutuan kryesisht amendamentet që kërkonin pajisjen ose rindërtimin e institucioneve shëndetësore.

Debati për amendamentet vazhdon nesër.

Sipas njoftimeve, pritet që Propozim-buxheti të vendoset në seancë plenare më 9 dhjetor. Rritja ekonomike parashikohet të jetë 3,8 për qind, inflacioni 2,5 dhe deficiti buxhetor 3,5 për qind i BPV-së.

Shteti planifikon 374,7 miliardë denarë të ardhura të përgjthshme, 413,9 miliardë denarë shpenzime të përgjthshme, si dhe 40,5 miliardë denarë investime kapitale.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat