Anulohen të gjitha oraret e trenave midis Shkupit dhe Manastirit

Maqedonia

Anulohen të gjitha oraret e trenave midis Shkupit dhe Manastirit

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Për shkak të rindërtimit të hekurudhës në segmentin Shkup - Zelenikovë, nuk do të operojnë më trena nga 11 dhjetori 2025 deri më 10 qershor 2026, thuhet në njoftimin nga Hekurudhat e Maqedonisë.

Trenat e mëposhtëm nuk do të operojnë:

treni numër 601 në linjën Shkup - Veles, që niset në orën 8:00 të mëngjesit, treni numër 2081 në linjën Shkup - Veles, që niset në orën 13:20,

treni numër 643 në linjën Shkup - Manastir, që niset në orën 14:30,

treni numër 2080 në linjën Veles - Shkup, që niset në orën 12:10,

treni numër 2082 në linjën Veles - Shkup, që niset në orën 14:24 dhe treni numër 642 në linjën Zhabeni - Shkup, që niset në orën 11:15 të paradites.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat