Llashkoska: U formua Bord Rajonal për Menaxhimin e Mbetjeve

Maqedonia

Llashkoska: U formua Bord Rajonal për Menaxhimin e Mbetjeve

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 21:52
Ane Llashkoska

Komunat e rajonit të Pellagonisë dhe Jugperëndim sot në Shkup formuan zyrtarisht Bordin Ndërkomunal për Menaxhimin e Mbetjeve, duke krijuar një strukturë të përbashkët për menaxhim të koordinuar dhe sipas standardeve evropiane.

Ky mekanizëm do të miratojë planet rajonale, do të koordinojë investimet dhe aktivitetet për mbylljen e deponive ekzistuese, duke siguruar transparencë, efikasitet dhe shërbime më cilësore për qytetarët, me mbështetjen e Suedisë dhe Zvicrës.

“Me projektin jemi në një fazë të avancuar në Ministri. Tashmë po e realizojmë fazën e dytë. Për shkurt kohë të gjitha komunat gradualisht do të nisin t’i marrin edhe makinat që i keni kërkuar dhe që janë të domosdoshme për funksionim.

Hapi i radhës që duhet të bëni, dhe do ju kisha lutur që këtë ta bëjmë sa më shpejt, ta formojnë ndërmarrjen rajonale, maksimalisht të qëndrojmë pranë Komunës Novaci”, tha Ane Llashkoska.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat