Toshkovski konfirmoi arrestimin e ish Avokatit të Shtetit, Fehmi Stafa

Maqedonia

Toshkovski konfirmoi arrestimin e ish Avokatit të Shtetit, Fehmi Stafa

Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 16:36
Pançe Toshkovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski konfirmoi sot se me urdhër të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, mbrëmë policia e ka arrestuar ish Avokatin e Shtetit, Fehmi Stafa.

Ai nuk dha informacione shtesë, duke thënë se nuk mund të ndajë më shumë detaje.

“Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas urdhrit të gjykatësit të procedurës paraprake ndërmori veprime në kuadër të kompetencave të saj, gjatë së cilës personi që e përmendët është arrestuar nga ana e Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjatë ditës së sotme, veprojmë në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, sipas udhëzimeve të tyre. Kështu që në këtë moment nuk mund të ndaj më shumë detaje lidhur me këtë lëndë”, tha Toshkovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat