Moti sot me vranësira mesatare dhe me diell

Maqedonia

Moti sot me vranësira mesatare dhe me diell

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Në orët e mëngjesit do të ketë mjegull në vende të caktuara, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira mesatare dhe kryesisht qetësi.

Në pjesët veriperëndimore do të ketë vranësira të shtuara herë pas here me kushte për shi të lehtë.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -4 deri në 1, ndërsa maksimale do të arrijë nga 8 deri në 13 gradë.

Në Shkup, në mëngjes në pjesë të luginës do të ketë mjegull.

Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira mesatare deri në dukshëm të konsiderueshme dhe kryesisht qetësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat