Ndalohet qarkullimi i autobusëve për në Kodrën e Diellit

Maqedonia

Ndalohet qarkullimi i autobusëve për në Kodrën e Diellit

Më: 8 janar 2026 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se është ndaluar qarkullimi i autobusëve për në Kodrën e Diellit.

"Për shkak të reshjeve të dendura të borës në rrugën Tetovë - Kodra e Diellit.

 Nga ora 09:25 vendoset ndalim qarkullimi për autobusë, ndërsa pajisjet dimërore (zinxhirët e borës) janë të detyrueshme për automjetet e lehta", njoftojnë nga LAMM.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura më e ulët e matur sot në mëngjes deri në orën 7:00 ka qenë në Kodër të Diellit -4 gradë celsius, ku ka edhe shtresë bore prej 31 centimetrash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat