Sali: "Safe City" do të shtrihet gradualisht në gjithë territorin e vendit

Maqedonia

Sali: "Safe City" do të shtrihet gradualisht në gjithë territorin e vendit

Më: 28 janar 2026 Në ora: 23:41
Zëvendëskryeministri Bekim Sali

Në ditën e parë të implementimit të projektit Safe City në Shkup, sipas zëvendëskryeministrit Bekim Sali, janë regjistruar mbi 150 mijë kundërvajtje, ndërsa ditën e nesërme ky numër ka rënë në 50%, rreth 60 mijë.

Ai tha se pritshmëritë janë që numri i kundërvajtjeve të ulet në 2-3 mijë deri në momentin e aplikimit të plotë të sistemit.

“Domethënë kemi rënie drastike të kundërvajtjeve, dhe sipas informacionit nga Qendra për Urgjencë në Shkup, numri i aksidenteve dhe i personave që kërkojnë ndihmë ka rënë ndjeshëm”, deklaroi Sali.

Ai theksoi gjithashtu se investimi i parë i sistemit është bërë në zonat më të ndjeshme të vendit, duke përfshirë qytetet më të mëdha, dhe se kjo do të vazhdojë gradualisht në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Sali sqaroi se projekti nuk ka të bëjë me ndërprerjen e aksionit vetëm në tre qytete, por përkundrazi, do të shtrihet në të gjitha qytetet për të garantuar mbrojtje për qytetarët.

Projekti Safe City synon përmirësimin e sigurisë rrugore dhe mbikëqyrjen e zonave urbane përmes teknologjisë, duke sjellë një reduktim të ndjeshëm të kundërvajtjeve dhe aksidenteve në qytetet ku është implementuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat