Transportuesit e Maqedonisë tërhiqen nga bllokadat

Maqedonia

Transportuesit e Maqedonisë tërhiqen nga bllokadat

Më: 30 janar 2026 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Pas katër ditësh ndërprerje, transporti ndërkufitar i mallrave po kthehet gradualisht në normalitet pasi operatorët e transportit të Maqedonisë hoqën bllokadat.]

Vendimi u mor në një takim të Shtabit të Krizave të MAKAM-Trans, pas njoftimit të Komisionit Evropian se strategjia e re e vizave do të zgjidhë problemin e shoferëve profesionistë që qëndrojnë në zonën Shengen.

Ministrat e transportit nga Ballkani Perëndimor do të takohen me përfaqësuesit e KE-së të martën për të gjetur një zgjidhje.

Bllokadat u iniciuan për shkak të sistemit të ri të kontrollit të hyrjeve dhe daljeve në BE, të cilin operatorët e transportit pretendojnë se po shkakton dëme ekonomike dhe deportime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat