Maqedonia pritet të marrë tarifa preferenciale nga SHBA-të

Maqedonia

Maqedonia pritet të marrë tarifa preferenciale nga SHBA-të

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Maqedonia do të marrë tarifa preferenciale nga Shtetet e Bashkuara për mbi 60 produkte strategjike, të rëndësishme për ne – njoftoi kryeministri Mickoski.

Ai tha se tarifa do të jetë në shifra njëshifrore dhe do të variojë midis 0 dhe 6.5 përqind.

“Pres që diku rreth 63, 64 produkte, të cilat janë strategjike për ne, të kenë një tarifë preferenciale, e cila do të jetë në shifra njëshifrore dhe do të variojë midis 0 dhe 6.5 përqind”, tha sot kryeministri Mickoski.

Kjo vjen pas negociatave midis autoriteteve në Shkup dhe Uashington, pasi Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar vendosën tarifa prej 33 përqind për importet nga Maqedonia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat