Prokuroria e Strugës nis hetim për ndotjen e ujit të pijshëm

Maqedonia

Prokuroria e Strugës nis hetim për ndotjen e ujit të pijshëm

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Në lidhje me informacionin për ndotjen e madhe të ujit të pijshëm dhe nevojave themelore në zonën e qytetit të Strugës, Prokuroria Themelore Publike e Strugës ka hapur lëndë për të hetuar shkaqet dhe krimet e mundshme të kryera kundër mjedisit dhe natyrës.

Në koordinim me Ministrinë e Brendshme - DPB Struga, është lëshuar urdhër që policia gjyqësore të inspektojë vendndodhje në fshatin Shum.

Aty ndodhen burimet nga të cilat furnizohet me ujë të pijshëm zona e qytetit të Strugës.

"Në inspektim duhet të marrin pjesë edhe shërbimet inspektuese kompetente në fushën e mjedisit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe Qendra për Shëndetin Publik. Do të ndërmerren edhe veprime të tjera inspektuese", thonë nga Prokuroria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat