Moti me vranësira dhe reshje lokale të shiut

Maqedonia

Moti me vranësira dhe reshje lokale të shiut

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut, më të dendura në pjesët juglindore të vendit. Ndërkohë në viset më të larta malore reshjet do të jenë me shi dhe dëborë. Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi veriperëndimorë.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 8 deri në 13 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut, posaçërisht pasdite dhe kah fundi i ditës. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimorë.

Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 12 gradë Celsiusë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat