Aksident në Strugë, humb jetën një 75-vjeçar

Maqedonia

Aksident në Strugë, humb jetën një 75-vjeçar

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

MPB njofton se sot në orën 06:30 në DPB-Strugë është raportuar se në rrugën magjistrale Podmolje–Strugë, një automjet transportues i tipit “MAN”, i drejtuar nga A.A. (52) nga Republika e Shqipërisë, ka goditur këmbësorin U.D. (75) nga fshati Livadhi i Strugës, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.

“Mjeku i Ndihmës së Shpejtë nga Struga ka konstatuar vdekjen, ndërsa kontrollin e ka kryer ekipi hetimor i DPB-Strugë.

Më herët, në ora 06:05, ishte raportuar se U.D. ishte larguar nga shtëpia e një të afërmi të tij në fshatin Misleshevë të Strugës dhe se kishte probleme shëndetësore.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat