Filkov për provimin e jurisprudencës: Kjo çështje është mbyllur

Maqedonia

Filkov për provimin e jurisprudencës: Kjo çështje është mbyllur

Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 17:35
Igor Fillkov

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov mbetet në qëndrimin se provimi i jurisprudencës nuk mundet të mbahet në gjuhën shqipe.

I pyetur për këtë çështje, Fillkov tha se kjo çështje është mbyllur.

“Mendoj se ajo çështje është mbyllur. Provimi i jurisprudencës është provim profesional, nuk është proces administrativ.

Nuk kemi më për çfarë të komentojmë”, tha Fillkov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat